Ndërlidhjet

BAGDAD


Së paku gjashtë punonjës të huaj janë rrëmbyer gjatë ditës në Irak, derisa janë rritur dhe sulmet e rastet e dhunës.
Në mesin e të rrëmbyerve janë gjashtë shoferë jordanezë dhe një biznemsen libanezo-amerikan.
Ndërkaq gjatë ditës janë gjetur trupat pa kokë të tre personave, të cilëve nuk iu dihet identiteti.
Një zyrtar irakian i ministrisë së naftës dhe një ushtar amerikan janë vrarë gjatë ditës.
Në të tjera zhvillime Hungaria dhe Hollanda kanë deklaruar se do t'i tërheqin trupat e tyre nga Iraku deri në mars të vitit 2005. Kryeministri i sapozgjedhur hungarez ka deklaruar se forcat hungareze do rrinë deri pas zgjedhjeve, po qëndrimi i mëtejshëm në Irak është i pamundur.
XS
SM
MD
LG