Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


"Amerika ka thënë fjalën e vet dhe jam i prekur nga besimi që treguan bashkëqytetarët e mi amerikanë. Bashkë me këtë besim vjen dhe detyrimi për t'i shërbyer gjithë amerikanëve dhe të bëjë gjithcka kam mundësi për të përmbushur për cdo ditë detyrat e mia si presidenti juaj." Me këto fjalë presidenti, George Bush, ka deklaruar fitoren për një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale të 2 nëntorit.
Orë përpara paraqitjes së Bushit ka qenë kandidati demokrat presidencial John Kerry që ka pranuar humbjen dhe i ka uruar Bushit fitoren në një bisedë telefonike.
Kerry ka kërkuar nga Bush që të fillojë menjëherë punën për pajtimin e vendit, që është thellësisht i ndarë.
Ndërkaq Bush në fjalën para mbëhstetësve të tij ka theksuar:
"Ne do vazhdojmë përparimin tonë ekonomik dhe do reformojmë sistemin tonë të vjetëruar të taksave. Gjithashtu do forcojmë sigurimin social për gjeneratat që vijnë. Do bëjëm më të mirën ëpr shkollat publike dhe do ruajmë vlerat tona më të thella të familjes dhe besimit fetar."
XS
SM
MD
LG