Ndërlidhjet

KABUL


"Ushtria e myslimanëve" grupi që ka marrë përsipër rrëmbimin e tre punonjësve të Kombeve të Bashkuara, mes të cilëve është dhe Shqipe Hebibi ka shtyrë afatin e ekzekutimit të tyre, në pritje për të biseduar me përfaqësuesit e qeverisë afgane. Në deklaratat e rrëmbyesve është vënë re vazhdimisht konfuzion në afatet dhe kërkesat e tyre.
Ndërkaq mëngjesin e sotëm, Kombet e Bashkuara i kanë bërë edhe një herë thirrje rrëmbyesve që të lirojnë tre pengjet.
"Sot bëhet një javë që kur Shqipe Hebibi, Aneta Flenigan dhe Anxhelito Najan janë rrëmbyer në Kabul. Ne kërkojmë nga rrëmbyesit që t'i lirojnë dhe të mos cënojnë jetën e tyre", ka thënë zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara në Afganistan, Manoel Almedia de Silva.
XS
SM
MD
LG