Ndërlidhjet

BUSH: "NJË MANDAT I RI ËSHTË MUNDËSI E RE"


"Amerika ka thënë fjalën e vet dhe jam i prekur nga besimi që treguan bashkëqytetarët e mi amerikanë. Bashkë me këtë besim vjen dhe detyrimi për t'i shërbyer gjithë amerikanëve dhe të bëj gjithcka kam mundësi për të përmbushur për cdo ditë detyrat e mia si presidenti juaj." Me këto fjalë presidenti George Bush ka deklaruar fitoren për një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale të 2 nëntorit.
Orë përpara paraqitjes së Bushit, ka qenë kandidati demokrat presidencial John Kerry, që ka pranuar humbjen dhe i ka uruar Bushit fitoren në një bisedë telefonike.
"Rezultati duhet të vendoset nga votuesit dhe jo nga proceset ligjore. Nuk do të dorezohesha sikur ta dija se kishte dhe një mundësi të vetme për të patur sukses. Por tashmë është e qartë së në Ohajo nuk ka vota të mjaftueshme që të na siguronin fitoren, që do të thotë nuk mund t'i fitojmë zgjedhjet" tha Kerry duke shtuar:
"Bëra më të mirën që munda të paraqisja vizionin tim dhe shpresat e mia për Amerikën. Punuam dhe luftuam shumë, ndaj do doja që gjërat të kishin përfunduar disi ndryshe. Por në zgjedhjet amerikane nuk ka të humbur pasi pavarësisht nëse kandidatët janë të suksesshëm apo jo mëngjesin tjetër sërish ne të gjithë zgjohemi ameriaknë", tha Kerry para mbështetësve të vet në Boston.
Kerry ka kërkuar nga Bush që të fillojë menjëherë punën për pajtimin e vendit që është thellësisht i ndarë.
Ndërkaq Bush në fjalën para mbështetësve të tij ka theksuar:
"Ne kemi bërë punë të madhe ndaj po hyjmë në një sezon të ri shprese. Ne do vazhdojmë përparimin tonë ekonomik dhe do reformojmë sistemin tonë të vjetëruar të taksave. Gjithashtu do forcojmë sigurimin social për gjeneratat që vijnë. Do bëjmë më të mirën për shkollat publike dhe do ruajmë vlerat tona më të thella të familjes dhe besimit fetar."
Lidhur me luftën kundër terrorizmit Bush ka theksuar se ajo do vazhdojë.
"Ne do vazhdojmë luftën kundër terrorizmit me të gjitha mundësitë dhe burinmet tona të fuqisë kombëtare, në mënyrë që fëmijët tanë të jetojnë në liri". Bush nuk harroi t'i bëjë thirrje gjithë amerikanëve në fjalimin e tij të fitores.
"Një mandat i ri është mundësi e re për të komunikuar me gjithë kombin. Ne kemi një atdhe, një kushtetutë dhe një të ardhme që na lidh", ka theksuar Bush.
Ndërkaq pas reagimeve nga gjithë bota ka qenë dhe kryeminsitri britanaik Tony Blair, që ka përcaktuar në një mënyrë drejtimet se si duhet të punohet me administratën e re Bush.
Blair ka theksuar se duhet t'i jepet shtysë procesit të paqes në Lindjen e Mesme derisa udhëhqësit evropianë dhe ata amerikanë kanë përgjegjësinë që të punojnë së bashku.
"I uroj presidentit Bush fitoren dhe do t'i thoja senatorit Kerry se ka bërë një fushatë të shkëlqyer, cfarë i ka bërë këto zgjedhje një demonstrim të demokracisë amerikane. Ndaj ai duhet të jetë krenar për këtë", ka theksuar

Blair.
Pasditen e sotme Bush takohet me kabinetin e tij për të diskutuar strategjitë për katër vitet e ardhshme.

Pergatiti: Iliriana A. BAJO
XS
SM
MD
LG