Ndërlidhjet

SHKUP


Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njohur Maqedoninë me emrin e saj kushtetues Republika e Maqedonisë, ka thënë sot presidenti maqedonas Branko Cervenkovski.
"Sot, SHBA e kanë njohur vendin tonë me emrin kushtetues", ka thënë Cervenkovski, duke shtuar se "kjo është ditë e madhe dhe historike për të gjithë qytetarët dhe maqedonasit kudo që janë."
Ai është zotuar se ky vendim nuk do të ndikojë në marrëdhëniet e mira dhe të sinqerta me Greqinë. Kontesti mes Greqisë dhe Maqedonisë për cështjen e emrit daton që nga shpallja e pavarësisë së Maqedonisë nga ish RFJ-ja. Greqia e kundërshton këtë emër pasi sipas Athinës ky emërtim i takon një territori në veri të Greqisë.
XS
SM
MD
LG