Ndërlidhjet

KABUL


"Ushtria e myslimanëve" grupi që ka marrë përsipër rrëmbimin e Shqipe Hebibit dhe dy kolegëve të saj të OKB-së, sot ka deklaruar se bisedimet me autoritetet afgane dhe të OKB-së kanë dështuar dhe se ata do të vendosin të premten për fatin e pengjeve.
Njëri prej komandantëve të këtij grupi militant që veten e ka prezantuar Sadir Momin i ka thënë agjencisë AP se bisedimet janë ndërprerë për shkak të faktit që autoritetet afgane dhe të OKB-së nuk janë duke bërë përpjekje serioze për të liruar pengjet.
"Nesër ne do të mbajmë një takim tjetër për të vendosur për hapat e mëtejmë ", ka thënë Sadir Momin.
Ai me këtë rast nuk ka elaboruar rreth këtij rasti ndërsa zyrtarët afganë dhe të OKB-së kanë refuzuar të komentojnë këto pohime.
Ndërkohë, Kombet e Bashkuara kanë shprehur sërish shqetësimin për fatin dhe shëndetin e të rrëmbyerve.
Ndërkaq, Luftullah Mashall, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme afgane, ka thënë se "është shënuar përparim në negociata" dhe shpresojnë në një zgjidhje paqësore të krizës.
XS
SM
MD
LG