Ndërlidhjet

BRUKSEL


Zyrtarët e Bashkimit Evropian e kanë quajtur si "zhvillim të ri" vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta njohur Republikën e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues.
Ata kanë thënë se janë duke i studiuar pasojat që mund të sjellë ky zhvillim i ri. Ndërkohë, sipas kryesuesit të radhës të BE-së, holandezit Jan Peter Ballkenende, BE do të vazhdojë ta quajë këtë shtet si "Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë".
Nga ana tjetër, ministri i jashtëm grek, Petros Moliviatis, tha sot se vendi i tij ka protestuar zyrtarisht tek ambasada amerikane në Greqi. Moliviatis tha se përvec protestës ky veprim mund të nxisë "shumë efekte tjera negative.
XS
SM
MD
LG