Ndërlidhjet

logo-print

PARIS


Raporte kontradiktore kanë vazhduar të jepen lidhur me shendetin e liderit palestinez Yaser Arafat. Mjeku francez Kristian Estripeau ka mohuar raportet e mediave dhe kryeministrin e Luksemburgut Zhan Klod Zhanker se Arafati ka vdekur në një spital ushtarak afër Parisit.
"Z. Arafat nuk ka vdekur", tha Estripeau.
Zhanker më vonë ka korrigjuar deklaratën e tij duke thënë se Arafati ka vdekje klinike. Edhe kryeministri palestinez Ahmed Qurei ka mohuar raportet duke thënë se Arafati ende është nën trajtim intensiv. Sot Arafatin e ka vizituar presidenti francez Zhak Shirak.
XS
SM
MD
LG