Ndërlidhjet

KABUL


Fati i tre të rrëmbyerve të OKB-së mes të cilëve edhe Shqipe Hebibit nga Kosova vazhdon të mbetet i paqartë. Sipas agjencive të lajmeve anëtarët e grupit militant Ushtria Myslimane po takohen sot për të vendosur nëse do t'i ekzekutojnë pengjet ose do ta shtyejnë edhe afatin e sotëm, derisa autoritetet t'i plotësojnë kërkesat e tyre. Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme afgane, Luftullah Mashal, i ka thënë agjencisë Frans Press se pengjet janë ende në Afganistan, por vendndodhja e tyre e saktë nuk dihet. Forcat e sigurisë janë duke i kërkuar edhe me tej pengjet.
XS
SM
MD
LG