Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


UNMIK-u dhe Kosova janë të interesuar që edhe serbët e Kosovës të jenë pjesë e procesit, mirëpo Kosova nuk ka shumë kohë të presë dhe e ka rrugën e saj të qartë përpara, ka deklaruar shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jessen Petersen. Këto vlerësime ai i ka bërë me të arritur në Aeroportin e Sllatinës, nga vizita dyditëshe që i kishte bërë Beogradit, ku kishte takuar zyrtarët më të lartë të atjeshëm dhe përfaqësuesit e Grupit të Kontaktit.
Ai tha se megjithatë nuk kishte arritur t’i bindte autoritetet e atjeshme që të sigurojnë pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në institucionet e reja të dala pas zgejdhjeve të 23 tetorit.
XS
SM
MD
LG