Ndërlidhjet

BRUKSEL


Liderët e Bashkimit Evropian kanë ofruar forcim të lidhjeve me Shtetet e Bashkuara pas rizgjedhjes së presidentit George Bush.
Liderët e 25 vendeve evropiane në një deklaratë të përbashkët thanë se "lidhjet e thella politike, ekonomike dhe kulturore" me Shtetet e Bashkuara i bëjnë të dy palët "partnerë të domosdoshëm".
Kryeministri britanik Tony Blair tha se liderët evriopianë duhet të të punojnë me Bushin për të stabilizuar Irakun.
"Ne jemi në një situatë ku presidenti Bush është rizgjedhur dhe do jetë atje për 4 vjetët e ardhshme.
Mendoj se njerëzit duhet ta kuptojnë këtë dhe është e rëndësishme, që të punojmë me amerikanët dhe natyrisht me qeverinë irakiane për t'i sjellë Irakut stabilitetin", tha Blair.
XS
SM
MD
LG