Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Irakun se sulmet mbi qytetin e Fallujas vetëm sa do të rëndojnë situatën në Irak, do t'i zemërojnë irakianët dhe do të minojnë planet për zgjedhjet e janarit.
Paralajmërimet, Annani i ka bërë në letrat dërguar presidentit Bush, kryeministrit Blair dhe kryeministrit irakian Iyad Allaëi.
Ky i fundit i ka paralajmëruar sot nga Brukseli kryengritësit në Fallujah se koha për një zgjidhje paqësore po kalon. Allaëi ka thënë se civilët nga Fallujah i kanë bërë apel qeverisë për rikthim të rendit në qytet.
"Populli i Fallujas ka kërkuar nga ne që t'i ndihmojmë, t'i clirojmë nga terroristët dhe nga kryengriëtsit që e kanë marrë peng Fallujan dhe ne e kemi ndërmend, që të clirojmë ata njerëz dhe ta kthejmë rendin e qetësinë", tha Allaëi.
Në përgatitje të një ofensive të madhe, forcat amerikane dhe ato irakiane kanë rrethuar Fallujan duke i bllokuar të gjitha hyrje-daljet në qytet.
XS
SM
MD
LG