Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Udhëheqësit e qeverisë së Serbisë kanë kërkuar autonomi më të madhe për serbët e Kosovës.
Thirrja u bë përmes deklaratës së lëshuar pas një takimi në Beograd, të konvokuar nga kryeministri Vojisllav Koshtunica, ku morën pjesë përfaqësuesit e partive kryesore politike të vendit.
Në deklaratën, liderët serbë thanë se çdo kuadër për zgjidhjen e statusit të Kosovës, duhet të bazohet në planin e Koshtunicës, sipas të cilit, Kosova do të duhej të ndahet në 5 rajone, me qëllim që serbët lokalë të kenë më shumë kontroll dhe siguri.
Në takim nuk mori pjesë presidenti Boris Tadiq.
XS
SM
MD
LG