Ndërlidhjet

PARIS


Këshilltari i lartë i Yasser Arafatit, Nabil Abu Rdainah the se lideri palestinez ende ndodhet në gjendje kritike në spitalin ushtarak të Parisit.
Në orët e kaluara ka patur raporte kundërthënëse për gjendjen e Arafatit, ndërsa mbrëmë, zëdhënësi i spitalit Christian Estripeau deklaroi:
"Gjendja shëndetësore e Yasser Arafatit nuk është përkeqësuar. Ajo konsiderohet stabile krahasuar me raportin e fundit mjekësor", tha Estripeau.
Ministri palestinez Saeb Erekat e përshkroi gjendjen e Arafatit si "të vështirë", por i mohoi raportet për vdekje klinike.
Ndërkohë, zyrtarët palestinezë refuzuan të diskutojnë haptas përgatitjet për varrimin e liderit palestinez.
Arafati ka thënë se dëshiron të varroset në Jerusalem, gjë që Izraeli e ka refuzuar, duke thënë se Arafati duhet të varroset në Rripin e Gazës.
XS
SM
MD
LG