Ndërlidhjet

KABUL


Në Afganistan kanë filluar bisedimet direkte ndërmjet militantëve afganë dhe përfaqësuesve të Kombeve të Bashkuara, ka deklaruar një anëtar i grupit Jaish-e Muslimeen (Ushtria Myslimane).
Sabir Mohmin ka thënë që liderët e grupit janë takuar në një lokacion të fshehtë me 6 zyrtarë të qeverisë dhe të Kombeve të Bashkuara, në përpjekje për lirimin e tre pengjve të rrëmbyer në 28 tetor në Kabul
Rrëmbyesit janë kërcënuar se do t'i vrasin pengjët Angelito Nayan nga Filipinet, Anetta Flanigan nga Irlanda dhe Shqipe Hebibin nga Kosova, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen deri të shtunën në mbrëmje.
Në video-incizimin e fundit të transmetuar nga një kanal privat televiziv në Pakistan, shihen tre pengjët, të cilët përpiqen t'i shpjegojnë rrëmbyesit të maskuar se ata nuk kanë kurrfarë lidhje me forcat e huaja që gjenden në Afganistan.
Televizioni nuk njoftoi se kur dhe ku është bërë xhirimi, por vetëm theksoi se "kjo ishte bisedë e zyrtarëve të rrëmbyer dhe rrëmbyesve, në një lokacion të papërcaktuar në Afganistan".
Ushtria amerikane tha se çdo ditë pranon raporte nga qeveria. Zëdhënësi, majori Scott Nelson nuk dha detaje, por tha se "gjërat tani janë tejet të ndjeshme", dhe lëvdoi përpjekjet e zyrtarëve afganë.
Agjencitë e lajmeve nga Kabuli gjithashtu njoftojnë edhe për spekulime, sipas të cilave, grupi jo shumë i njohur, rrëmbimin e ka bërë për publicitet apo para.
XS
SM
MD
LG