Ndërlidhjet

FALLUJAH


Aeroplanët amerikanë kryen bombardime të rënda kundër objektivave të kryengritësve në Fallujah, në kuadër të përgatitjeve për një operacion më të madh.
Raportohet se aeroplanët amerikanë kanë hedhur bomba në një fabrikë dhe një depo të dyshuar të armëve. Shumica e 300 mijë banorëve të Fallujas besohet të jenë larguar, ndërsa kryeministri i përkohshëm irakien tha se po kalon koha për zgjidhje paqësore të konfliktit.
"Dritareja për zgjidhje paqësore në Fallujah vërtetë po mbyllet. Shumica e banorëve braktisën qytetin, por kryengritësit dhe terroristët ende po operojnë. Shpresojmë t'u vijë arsyeja, përndryshe do t'i sjellim para drejtësisë" tha Iyad Allawi.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan i paralajmëroi Shtetet e Bashkuara dhe Irakun se sulmi në Fallujah mund t'i minojë zgjedhjet e janarit.
XS
SM
MD
LG