Ndërlidhjet

BAGDAD


Qeveria irakiane ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për 60 ditë në tërë shtetin përvec pjesë kurde në veri. Zëdhënësi i qeverisë irakiane, ka thënë se detajet rreth këtij vendimi publikohen nesër.
Ndërkohë, kanë vazhduar sulmet e forcave amerikane në Falluja. Gjatë 24 oërve të fundit kryengritësit kanë ndërmarrë një sërë sulmesh mbi stacionet policore në tërë Irakun.
Ushtria amerikane ka njoftuar për një ushtar të vrarë, ndërkaq në Kirkuk janë gjetur trupat e pajetë të 4 irakianëve, që punonin për forcat amerikane.
Nga sulmi i kryengritësve mbi një stacion policie në provincën e Al Anbarit janë vrarë 22 persona, 7 nga ta policë.
XS
SM
MD
LG