Ndërlidhjet

TEHERAN


Irani tha sot se ka arritur një marrëveshje paraprake rreth programeve të tij bërthamore me tri fuqitë e Bashkimit Evropian.
Bisedimet e Parisit që përfunduan mbrëmë mes zyrtarëve britanikë, francezë dhe gjermanë në njërën anë dhe me iranianët në anën tjerër, janë përqëndruar në aktivitete e Teheranit për pasurimin e uraniumit.
Vendet e BE i kanë thënë Iranit se duhet të ngrijë këtë aktivitet deri më 25 nëntor kur takohet Bordi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, përndryshe do të ballafaqohet me sanksione ekonomike te OKB-së.
XS
SM
MD
LG