Ndërlidhjet

BEOGRAD


Zëvendëskryeministri serb, Miroljub Labus, ka kërkuar organizimin e një konference ndërkombëtare për Kosovën në vitin 2005, si e vetmja mundësi për të parandaluar shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Labus ka propozuar ndarjen e Kosovës në dy njësi territoriale, njëra me shumicë shqiptare e tjetra me shumicë serbe, derisa kufijtë e Serbisë nuk do të ndryshonin. Ndërkaq të dyja njësitë do mbikqyreshin nga një protektorat i Bashkimit Evropian.
Në të tjera zhvillime ministri i jashtëm serbo-malazez, Vuk Drashkoviq, ka akuzuar qeverinë për mosbashkëpunim me Gjykatën e Hagës. Drashkoviq ka deklaruar se "mbrojtja që i bëhet 4-5 gjeneralëve, ndër më besnikët e Millosheviqit, është vendosur mbi fatin e një populli".
XS
SM
MD
LG