Ndërlidhjet

BAGDAD


Kryeministri irakian, Ijad Allaui, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend.
"Kemi vendosur të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme në gjithë Irakun me përjashtim të Kurdistanit në veri, për 60 ditë", ka deklaruar Allaui.
Në të tjera zhvillime në Irak nga një sulm kundër ministrit të financave ka humbur jetën një person, derisa ministri nuk ka pësuar lëndime.
Gjatë ditës ka humbur jetën një ushtar amerikan, kurse trupat e katër irakianëve që punonin për forcat amerikane janë gjetur mes qyteteve Kirkuk e Tikrit. 21 policë irakianë janë ekzekutuar në rajonin e Al-Anbarit, ku gjendet dhe qyteti i Falluxhës, në të cilin forcat amerikane pritet të ndërmarrin një sulm masiv kundër militantëtve.
XS
SM
MD
LG