Ndërlidhjet

logo-print

KABUL


Forcat ushtarake amerikane në Afganistan kanë shprehur besimin se tre punonjësit ndërkombëtarë të marrë peng nga rebelët, mes të cilëve është dhe Shqipe Hebibi, do të lirohen së shpejti.
"Shpresojmë se lirimi i tyre do të bëhet me sukses së shpejti. Ka një përpjekje ndërkombëtare në bashkërendimin e forcave për lirimin e pengjeve", ka deklaruar sot në Kabul, Scott Nelson, zëdhënësi i forcave amerikane në këtë vend.
Ndërkaq bisedimet mes qeverisë afgane dhe përfaqësuesve të "Ushtrisë së myslimanëve", grupi që është përgjegjës për rrëmbimin e Shqipe Hebibit dhe dy kolegëve të saj, do vazhdojnë nesër.
Në të tjera zhvillime në Kabul tre shkrimtarë e poetë ndër më të njohurit në Afganistan nga Paktia, Kandahari dhe Kabuli, kanë kërkuar nga rrëmbyesit që të shkëmbehen me pengjet, pasi nuk është në traditën afgane të rrëmbejnë miqtë.
XS
SM
MD
LG