Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Shefi i diplomacisë evropiane Javier Solana, ka përshëndetur rezultatin e referendumit të mbajtur dje në Maqedoni. Në deklaratën me këtë rast Solana ka theksuar se "tashmë vendi duhet të zbatojë reformën e decentralizmit dhe të përqëndrohet në reformat ekonomike e sociale që janë kyc drejt përfshirjes së Maqedonisë në strukturat evropiane".
Njëherësh kabineti i Solanës ka njoftuar për vizitën e nesërme të tij në Shkup ku do takohet me presidentin, ministren e jashtme dhe drejtuesit e partive kryesore politike në vend.
XS
SM
MD
LG