Ndërlidhjet

RRAMALLAH


Ministri i jashtëm palestinez, Nabil Shaath dhe dy zyrtarë të lartë palestinezë, do udhëtojnë drejt Parisit për të vizituar udhëheqësin palestinez Jasser Arafat që është në gjendje të rëndë shëndetësore në një spital ushtarak të kryqytetit francez.
Ky njoftim është shoqëruar me shumë kundërthënëie, të shkaktuara nga deklaratat e bashkëshortes së Arafatit, Suha Arafat, sipas së cilës ka një plan kundër bashkëshortit të saj.
"Kjo është thirrje për popullin palestinez nga shtrati ku po vuan Jaser Arafati. Ky informacion është për popullin e ndershëm të Palestinës. Një grup revolucionarësh që duan të vijnë në Paris duan ta varrosin të gjallë Arafatin", ka thënë Suha Arafat në Al-Jazzira. Deklaratat e saj janë hedhur poshtë nga drejtuesit në Rramallah.
XS
SM
MD
LG