Ndërlidhjet

KABUL


Shqipe Hebibit të rrëmbyer 10 ditë më parë në Kabul së bashku me dy ndërkombëtarë të tjerë, i është lejuar të flasë sot me nje shoqe në Pejë. Hebibi i ka informuar të afërmit se është mirë dhe se nuk po e keqtrajtojnë.
Ndërkaq sot në Kabul, Scott Nelson, zëdhënësi i forcave amerikane ka deklaruar se "shpresojmë se lirimi i tyre do të bëhet me sukses së shpejti. Ka një përpjekje ndërkombëtare në bashkërendimin e forcave për lirimin e pengjeve".
Ndërkaq bisedimet mes qeverisë afgane dhe përfaqësuesve të "Ushtrisë së myslimanëve", grupi që është përgjegjës për rrëmbimin e Shqipe Hebibit dhe dy kolegëve të saj, do vazhdojnë nesër.
Në të tjera zhvillime në Kabul tre shkrimtarë e poetë ndër më të njohurit në Afganistan kanë kërkuar nga rrëmbyesit që të shkëmbehen me pengjet, pasi nuk është në traditën afgane të rrëmbejnë miqtë.
XS
SM
MD
LG