Ndërlidhjet

UASHINGTON/BRUKSEL


Departamenti amerikan i Shtetit ka vlerësuar pozitivisht dështimin e referendumit të djeshëm në Maqedoni.
"Ne urojmë votuesit dhe popullin në Maqedoni që mundësuan një referendum në përputhje me standardet ndërkombëtare. Rezultati dëshmoi dëshirën e popullit që të vazhdojnë proceset e integrimit euro-atlantik, dhe ishte një mbështetje për Marrëveshjen e Ohrit dhe gatishmërinë e popullit për të tejkaluar sfidat në zbatimin e saj", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Richard Baucher.
Edhe shefi i diplomacisë evropiane Javier Solana, ka përshëndetur rezultatin e referendumit duke theksuar se "tashmë vendi duhet të zbatojë reformën e decentralizmit".
XS
SM
MD
LG