Ndërlidhjet

logo-print

FALLUXHA


Mijëra trupa amerikane kanë filluar sulmet tokësore në Falluxha, pas autorizimit të dhënë nga kryeministri irakian Ijad Allaui.
Kryeministri irakian ka vizituar forcat irakiane në Falluxha pak para fillimit të betejës. Allaui pas vizitës ka deklaruar:
"Ne duhet të ndërmarrim veprime. Ne nuk mund t'i lejojmë njerëzit të vuajnë pasi disa terroristë kanë vendosur të nëncmojnë popullin e Irakut."
Nga ana tjetër Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, lidhur me sulmet në Falluxha tha:
"Nëse Iraku duhet të jetë një shoqëri e lirë dhe paqësore, atëherë nuk mund të lejohet që një pjesë e vendit të jetë nën kontrollin e vrasësve, terroristëve dhe mbështetësve të Sadam Huseinit."
Ndërkaq Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, i ka telefonuar disa vendeve përfshi, Poloninë, Turqinë e Arabinë Saudite, për t'i shpjeguar se sulmet në Falluxha ishin zgjidhja e vetme.
XS
SM
MD
LG