Ndërlidhjet

KABUL


Vazhdojnë njoftimet kontradiktore lidhur me fatin e Shqipe e Hebibit dhe dy kolegëve të saj. Rrëmbyesit kanë kërcënuar se do ekzekutojnë një nga pengjet deri mesditën e sotme, nëse qeveria afgane nuk përgjigjet në kërkesat e tyre. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes afgane, Zaher Azimi, i pyetur nëse do përmbushen kërkesat e rrëmbyesve ka thënë se "e dimë ultimatumin e tyre dhe shpresojmë se do t'i lirojnë pengjet bazuar në kërkesat e këshillit të klerikëve afganë, popullit afgan dhe bashkësisë ndërkombëtare".
Momin një nga zëdhënësit e "Ushtriasë së myslimanëve" ka thënë se "pengu i parë që do ekzekutohet do jetë Shqipe Hebibi, pasi ajo ka thënë që është myslimane. Dhe myslimanët që ndihmojnë të pafetë apo amerikanët do ndëshkohen të parët". Sipas Momin për rrëmbyesit Hebibi është më e rëndësishmja në mesin e tre pengjeve. Ndërkaq mësohet se dhe kolegu i Hebibit, diplomati filipinas që mbahet peng i ka bërë një telefonatë familjes.
XS
SM
MD
LG