Ndërlidhjet

FALLUXHA


Kanë vazhduar sulmet nga toka dhe ajri të forcave irakiane dhe amerikane kundër militantëve në qytetin e Falluxhës.
Agjencitë e lajmeve njoftojnë për përparim të forcave amerikano-irakiane drejt qendrës së qytetit. Mbi 10 mijë ushtarë amerikanë janë të përfshirë në këtë sulm. Në Falluxha besohet se janë rreth 3 mijë militantë mbështetës të Abu Musa al Zarkauit, i cili akuzohet për shumë sulme vetvrasëse në Irak.
Mbi 300 mijë banorët e Falluxhës janë larguar nga qyteti.
Në të tjera zhvillime dy stacione policore në Bakuba kanë qenë cak i sulmeve terroriste mëngjesin e sotëm. Në Kirkuk nga një sulm vetvrasës humbën jetën tre persona.
XS
SM
MD
LG