Ndërlidhjet

HAGË


Shefi I Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jessen Petersen, ka takuar sot në Hagë kryeprokuroren e Tribunalit Ndërkombëtar për Krime Lufte në Ish Jugosllavi, Carla Del Ponte. Jessen Petersen dhe del Ponte nuk e kanë komentuar takimin e tyre.Ndërkohë, në një komunikatë të lëshuar nga UNMIK-u thuhet se zoti Jessen-Petersen të mërkurën do të udhëtojë për në Bruksel, ku fillimisht do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, ndërkaq më vonë do të bëjë edhe një paraqitje përpara Këshillit veriatlantik mbi zhvillimet e fundit në Kosovë. Në fund të javës ai do të qëndrojë edhe në Strasbug për t’u takuar me përfaqësuesit e Këshillit të Evropës për të diskutuar vec tjerash edhe cështjen e decentralizimit të pushtetit vendor në Kosovë.
XS
SM
MD
LG