Ndërlidhjet

BAGDAD


Forcat amerikane kanë vazhduar luftimet drejt qendrës së Falluxhas në ditën e dytë të ofensivës kundër caqeve të kryengritësve. Rreth 6000 trupa amerikane dhe 2000 ushtarë irakianë kanë pushtuar qytetin natën e kaluar. Raportohet për dy ushatrë amerikanë të vrarë. Ministri i jashtëm irakian Hoshiyar Zebari duke folur në Kajro, ka thënë se ofensiva e Falluxhasë do të ndikojë në situatën e sigurisë në tërë vendin.
"Ky është një operacion shumë i rëndësishëm, sepse rezultati nga Falluxha do të ketë ndikim të madh në tërë situatën e sigurisë në Irak", ka thënë Zebari.
Ndërkohë, një grup i rëndësishëm i myslimanëve sunitë në Irak, ka kërkuar bojkotimin e zgjedhjeve të janarit në shenjë proteste ndaj ofensivës në Falluxha.
XS
SM
MD
LG