Ndërlidhjet

PARIS


Ministri i jashtëm palestinez Nabil Shaath ka thënë se Yaser Arafati është ende gjallë por gjendja e tij është shumë e rëndë.
Duke folur në Paris, Shaath tha se dëshiron t'i heq qafe thashethemet se Arafati ka vdekur.
"Gjendja e tij është përkeqësuar sidomos natën e kaluar, por që nga e mërkuara ai është në komë, dhe ajo komë është thelluar mbrëmë", ka thënë Shaath.
Sipas tij truri, zemra dhe mushkëritë e Arafatit ende janë duke funksionuar, por sëmundja e tij nuk është diagnostifikuar ende.
XS
SM
MD
LG