Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, ka kërkuar sot që pavarësia e Kosovës të njihet sa më shpejt dhe ka premtuar njëkohësisht garancione për respektimin e të drejtave të pakicave në Kosovë. Këto komente, Rugova i bëri pas takimit që zhvilloi me një delegacion të Dhomës së Ulët të Parlamentit britanik, i cili po qëndron në Kosovë, në kuadër të një vizite që po i bën rajonit.
“Qëllimi i vizitës sonë në Kosovë dhe vendet tjera të rajonit është njoftimi me gjendjen e përgjithshme në mënyrë që më pas t’i përgatisim një raport për Qeverinë britanike lidhur me situatën në Ballkan”tha Donald Anderson, kryetar i komitetit të Dhomës së Ulët të parlamentit britanik.
XS
SM
MD
LG