Ndërlidhjet

logo-print

PARIS


Udhëheqësit palestinezë janë pajtuar sot, që në rast të vdekjes së Yaser Arafatit, për 60 ditë në krye të shtetit palestinez të jetë kryesuesi i Parlamentit Raëhi Fattuh. Vendimi është marrë pas takimit të të gjithë liderëve palestinezë në Ramallah.
Liderët palestinezë kanë pranuar ofertën e peresidentit të Egjiptit Hosni Mubarak për të mbajtur një funeral zyrtar për Arafatin në Kajro.
Ndëkohë, kleriku kryesor palestinez Taisir Dayut Tamimi ka thënë në Prais se ai ka ndërmend që t'i qëndrojë afër Arafatit në kohën e tij të fundit dhe të lutet për të. Arafati gjendet në koma të thellë në një spital ushtarak të Parisit.
XS
SM
MD
LG