Ndërlidhjet

logo-print

ABIXHAN


Franca dhe Kombet e Bashkuara kanë filluar sot evakuimin e mijëra farncezëve dhe jovendasve tjerë nga Bregu i Fildishtë në mes të sulmeve dhe demonstratave kundër të huajve në Abixhan.
Zyrtarët francezë thonë se Franca po planifikon tërheqjen e 4- 8 mijë qyetetarëve. Franca ka rreth 14 mijë qytetarë në Bregun e Fildishtë-ish koloni e saj. Një konvoj prej 40 punonjësve të OKB-së tashmë është larguar. Vala e demonstratve antifranceze ka filluar në këtë vend pas francezët shkatërruan forcat e vogla ajrore të Bregut të Fildishtë duke u hakmarrë ndaj vrasjes së 9 paqeruajtësve francezë.
XS
SM
MD
LG