Ndërlidhjet

FALLUXHA


Trupat amerikane dhe irakiane kanë vazhduar luftimet kundër kryengritësve në Falluja, duke vënë nën kontroll më shumë se gjysmën e qytetit.
Njoftohet se nga e hëna janë vrarë 11 ushtarë amerikanë, dy irakianë si dhe 71 kryengritës.
Zyrtarë të qeverisë kanë thënë se shumë grupe të armatosura në Falluja kanë kërkuar të dorëzohen. Komandanti i forcave irakiane ka thënë sot se trupat e tij kanë gjetur ndërtesën në të cilën mbaheshin dhe vriteshin pengjet.
Ndërkaq, kryengritësit në Falluja kanë njoftuar se kanë zënë peng 20 trupa të gardës kombëtare irakiane. Në zhvillime tjera 4 policë irakianë janë vrarë në Bagdad nga shpërthimi i një autobombe.
Ndërkohë, grupi Ansar al Jihad, që po i mban tre të afërm të kryeministrit irakian Iyad Allaëi është kërcënuar se do t'i vrasë ata nëse nuk ndalet ofensiva e Fallujasë.
XS
SM
MD
LG