Ndërlidhjet

PARIS


Lideri palestinez Yasser Arafat ka vdekur në spitalin e Francës në moshën 75 vjeçare.
Vdekjen e ish liderit të guerilës dhe presidentit të Autoritetit Palestinez, e bëri publike negociatori palestinez Saeb Erekat, ndërsa e konfirmuan edhe zyrtarët e spitalit ushtarak të Parisit. Shkaqet e vdekjes nuk u bënë publike.
Udhëheqësit palestinezë shpallën 40 ditë zie në të gjitha territoret palestineze.
Trupi i Arafatit pritet të dërgohet në Kairo për ceremonialin mortor përpara se të varroset në selinë e tij në Ramallah të Bregut Perëndimor.
I lindur më 1929, Arafati u nderua nga palestinezët si babai i luftës së tyre për shtetin e pavarur.
Më 1994, atij iu nda Çmimi Nobel për Paqë për marrëveshjen e Oslos me Izraelin. Marrëveshja më pas u prish, dhe Arafati u akuzua nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara për nxitjen e sulmeve terroriste kundër izraelitëve.
Në 60 ditët e ardhshme deri në zgjedhjet, presidenti i përkohshëm i autoritetit palestinez do të jetë Rauhi Fattouh, kryetari i parlamentit palestinez.
XS
SM
MD
LG