Ndërlidhjet

FALLUJAH


Forcat amerikane sot vazhduan bombardimet në Fallujah, ndërsa njoftuan se trupat amerikane dhe forcat irakiene kanë pushtuar rreth 70% të qytetit, duke shfaqur bindjen se do ta marrin kontrollin e plotë të këtij qyteti sunit.
Në Uashington, departamenti i Shtetit tha se administrata e Bushit ka ndarë rreth 90 milionë dollarë për rindërtimin e Fallujas pas përfundimit të luftimeve.
Ndërkohë, mbi 20 njerëz raportohet të jenë vrarë në shpërthimet dhe luftimet në Bagdad, Mosul dhe gjetkë në Irak.
XS
SM
MD
LG