Ndërlidhjet

KABUL


Rrëmbyesit e tre punonjësve ndërkombëtarë në Afganistan, në mesin e të cilëve është edhe Shqipe Hebibi, kanë thënë se presin që qeveria në Kabul t'i lirojë 26 të burgosurit talibanë, si kusht për lirimin e të rrëmbyerve.
"Ndërmjetësuesit na kanë siguruar se të burgosurit tanë do të lirohen dhe kërkesat tjera do të plotësohen para Bajramit", i ka deklaruar agjencisë Reuters Mullah Ishaq Manzoor, njëri nga personat që pohon se flet në emër të grupit militant Ushtria e Myslimanëve.
Ndërkohë Bexhet Pacolli i ka deklaruar agjencisë Frrance Presse se të enjten në mbrëmje mund të pritet që të rrëmbyerit të lirohen.
XS
SM
MD
LG