Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Përfaqësuesit e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish Jugosllavi, edhe sot kanë intervistuar kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Pas takimit, Ramush Haradinaj mbajti një takim me gazetarët, gjatë të cilit tha se me bisedën e sotme me përfaqësuesit e Tribunalit Ndërkombëtar, është mbyllur çështja e intervistimit të tij.
Haradinaj ka thënë se temë diskutimesh gjatë këtyre takimeve kanë qenë akuzat në adresë të tij, për çka zyrtarët e Tribunalit kanë kërkuar shpjegime.
Si përfundim, Haradinaj ka thënë tha se me dhënien e këtyre shpjegimeve, ai i ka kryer detyrimet që ka pasur ndaj Tribunalit dhe se prej tash do t’u kthehet obligimeve qytetare dhe politike.
XS
SM
MD
LG