Ndërlidhjet

PRAGË


Kryeministri izraelit Ariel Sharon tha se vdekja e Arafatit mund të paraqesë kthesë në Lindjen e mesme. Sharon tha se Izraeli pa vonuar do t'i vazhdojë përpjekjet për arritjen e zgjidhjes politike me palestinezët.
Duke i shprehur ngushëllimet e popullit amerikan, presidenti George Bush e shfaqi shpresën se e ardhmja do të sjellë paqe dhe plotësimin e aspiratave të popullit palestinez për krijimin e Palestinës së pavarur e demokratike, në paqe me fqinjët e saj.
Kryeministri britanik Tony Blair tha se Arafati u ka prirë palestinezëve drejt njohjes historike të nevojës për zgjidhjen e dy shteteve.
Presidenti i Francës Jacques Chirac tha se Arafati ka qenë njeri i guximit dhe bindjes, që e mishëroi luftën e palestinezëve për shtetin e tyre.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara tha se Arafati do të mbahet mend për udhëheqjen e palestinezëve në pranimin e parimeve të koekzistencës paqësore mes Izraelit dhe shtetit të ardhshëm palestinez.
XS
SM
MD
LG