Ndërlidhjet

KABUL


Një grup i 20 grave afgane janë ofruar t'i zëvendësojnë 3 punonjësit ndërkombëtarë që mbahen peng në Afganistan.
Gratë, në mesin e të cilave ka shtëpiake, gazetare, zyrtare të qeverisë dhe një gjeneral ushtrie, thanë se janë të gatshme të flijohen për të siguruar lirimin e pengjve, në mesin e të cilëve është edhe Shqipe Hebibi.
Rrëmbyesit kanë thënë se presin që qeveria t'i lirojë 26 të burgosurit talibanë. "Ndërmjetësuesit na kanë siguruar se të burgosurit do të lirohen dhe kërkesat tjera do të plotësohen para Bajramit", ka thënë Mullah Ishaq Manzoor, një nga personat që pohon se flet në emër të grupit Ushtria e Myslimanëve.
Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara në Kabul, Manoel Almeida e Silva bëri thirrje për lirimin e pengjëve para festës së Bajramit.
XS
SM
MD
LG