Ndërlidhjet

RAMALLAH


Palestinezët, sot po mbajnë zi për vdekjen e Yaser Arafatit, liderit të tyre në luftën për shtet të pavarur, derisa zyrtarët po finalizojnë planet për funeralin e tij.
Yasser Arafat, i cili vdiq sot në në moshën 75 vjeçare në një spital të Francës, do të bartet në Kajro në ceremoninë mortore. Të shtunën pritet të varroset në Ramallah.
Izrali ka bllokuar Bregun perëndimor dhe Gazën nga frika e shpërthimti të dhunës.
Yasser Abed Rabbo, ndihmësi kryesor i Arafatit, me këtë rast ka thënë:
"Ne besojmë se do të përfundojmë detyrat e nisura nga Arafati- clirimin e palestinezëve, krijimin e shtetit të pavarur me Jerusalemin e shenjtë si kryeqytet dhe fundin e agonisë dhe vuajtjeve me dekada të popullit palestinez, " tha Rabbo.
Në Ramallah, në krye të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, njëzërit u zgjodh Mahmoud Abbas, ndërsa në të gjitha territoret palestineze u shpallën 40 ditë zie. Kryetari i parlamentit Rauhi Fattouh ka dhënë betimin si president i përkohshëm i Autoritetit Palestinez në 60 ditët e ardhshme deri në zgjedhjet.
XS
SM
MD
LG