Ndërlidhjet

KABUL


Rrëmbyesit e tre punonjësve të OKB-së, në mesin e të cilëve edhe Shqipe Hebibi, kanë thënë se presin që qeveria t'i lirojë 26 të burgosurit talibanë, në shkëmbim të pengjeve të tyre.
"Ndërmjetësuesit na kanë siguruar se të burgosurit do të lirohen dhe kërkesat tjera do të plotësohen para Bajramit", ka thënë Mullah Ishaq Manzoor, një nga personat që pohon se flet në emër të grupit Ushtria e Myslimanëve.
Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara në Kabul, Manoel Almeida e Silva bëri thirrje për lirimin e pengjeve para festës së Bajramit.
Ndërkohë, një grup i 20 grave afgane janë ofruar t'i zëvendësojnë 3 punonjësit e OKB-së.
Gratë, në mesin e të cilave ka shtëpiake, gazetare, zyrtare të qeverisë dhe një gjeneral ushtrie, thanë se janë të gatshme të flijohen për të siguruar lirimin e pengjeve.
XS
SM
MD
LG