Ndërlidhjet

BAGDAD


Forcat amerikane dhe irakiane të përkrahuara nga forcat ajrore dhe artileria kanë kryer sot një sulm të madh në jug të Fallujas, në përpjekje për të çrrënjosur kryengritësit.
Ushtria amerikane ka vlerësuar se që nga fillimi i operacioneve janë vrarë 600 kryengritës, dhe 18 ushtarë amerikanë e irakianë.
Presidenti Bush, në ceremoninë e Ditës së Veteranëve më Virgjinia, ka folur edhe për Fallujanë:
"Disa nga veteranët e nesërm po luftojnë në këtë orë në Irak. Ata e kanë një mision të qartë që të mudnin terrorizmin dhe të ndihmojnë në ngritjen e një qeverie të lirë që mund ta mbrojë vetveten. Ata po e zhvillojnë këtë mision me mjeshtëri dhe ndershmëri. Ne jemi krenarë me ta. Ata po fitojnë", ka thënë Bush.
XS
SM
MD
LG