Ndërlidhjet

KABUL


Dy javë pas rrëmbimit, zyrtarët e OKB-së kanë kërkuar sërish lirimin e punëtorëve të tyre, në mes të cilëve është edhe Shqipe Hebibi.
Militantët afganë kanë thënë se janë optimistë se autoritete afgane do t'i lirojnë 26 talibanët e burgosur, si shkëmbim për tri pengjet e tyre.
Njëri nga militanët Sabir Momin ka hedhur poshtë thirrjen e OKB_së që t'ii lirojnë pengjet para festës së Bajramit. Ai ka thënë se do ta ekzekutojnë njërin nga pengjet dhe do ta dërgojnë kokën e saj apo të tij qeverisë, në rast se ndjejnë se po mashtrohen gjatë negociatave. Ndërkohë, një grup i 20 grave afgane janë ofruar t'i zëvendësojnë tre punonjësit e OKB-së.
Gratë, në mesin e të cilave ka shtëpiake, gazetare, zyrtare të qeverisë dhe një gjeneral ushtrie, thanë se janë të gatshme të flijohen për të siguruar lirimin e pengjeve.
XS
SM
MD
LG