Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i Shtyllës së Katërt të UNMIK-ut Nikolas Lamsdorf ka braktisur sot këtë post, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i UNMIK-ut Jeff Biely. Në një komunikatëpër media të UNMIK-ut thuhet se Lamsdorf, me ftesë të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë do të kthehet në Gjermani për t'u emëruar në një post të ri në Berlin.
Shefi i UNMIK-ut i ka kërkuar atij që ta zgjasë qëndrimin e tij në Kosovë deri në fund të janarit të vitit 2005, një muaj pasi t'i skadojë kontrata me UNMIK-un.
Lamsdorf ka punuar në Kosovë që prej tri vitesh, fillimisht si këshilltar i ish shefit të UNMIK-ut Mihajl Shtajner dhe pasatj si shef i Shtyllës së Katërt të UNMIK-ut.
XS
SM
MD
LG