Ndërlidhjet

Reporterët pa Kufij kërkojnë mbrojtje për Duriqin


Ilustrim
Ilustrim

Reporterët pa Kufij kanë shprehur shqetësim për gazetarin kosovar, Visar Duriqi, i cili është duke specializuar në Islamin politik, dhe i kanë bërë thirrje Ministrisë së Brendshme të Kosovës që të sigurojë mbrojtje për të.

Duriqi ka marrë disa kërcënime me vdekje, përfshirë kërcënime për prerje të kokës, prejse një grup radikal e ka akuzuar për braktisje të fesë.

“Fakti se Duriqi ka marrë më shumë se dhjetë kërcënime duhet të alarmojë autoritetet për uregjencën e kësaj situate. Në raportet e tij, ai ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen për zgjerimin e grupeve ekstremiste në Kosovë. Kjo rrit shqetësimet për sigurinë e tij”, thuhet në deklaratën e organizatës Reporterët pa Kufij.

Mbulimi që u ka bërë Duriqi çështjeve islamike dhe ekstremizmit fetar ka qenë burim i zemërimit në qarqet radikale.

Ai ka treguar se si myslimanët e rinj indoktrinohen dhe binden për të shkuar në Siri për t’iu bashkuar grupeve xhihadiste. Duriqi po ashtu ka hedhur dritë mbi qëllimet terroriste të disa anëtarëve të komunitetit radikal mysliman.

XS
SM
MD
LG