Ndërlidhjet

KAJRO


Arkivoli me trupin e Yasser Arafatit, po dërgohet për t'u varrosur në Ramallah, pasi që iu kryen shërbimet mortore në Kajro të Egjiptit.
Arkivoli i mbështjellur me një flamur palestinez ka qëndruar për një kohë në një xhami brenda një baze ushtarake në Kajro. Lutjet e varrimit janë kryer nga kleriku kryesor i Egjiptit, Sheiku i madh Mohamed Sayed Tantawi.
Ceremonia e fundit u krye në një klub ushtarak, ku nën një tendë ishin mbledhur presidenti egjiptian Hosni Mubarak dhe përfaqësues të tjerë shtetëror.
Ceremonia mortore, për arsye sigurie ishte e mbyllur për publikun. Arafati, i cili dje në mëngjes ndërroi jetë në një spital të Parisit, do të varroset sonte në mbrëmje në Ramallah.
XS
SM
MD
LG