Ndërlidhjet

FALLUJAH


Ushtria amerikane tha se trupat e saj kanë zënë një grup militantësh në jug të Fallujasë dhe kanë vënë kontroll mbi pothujase tërë qytetin.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld
ka thënë se "qindra" kryengritës janë vrarë në Falluja. Ai duke, folur para gazetarëve ka mohuar të tregojë se sa do të zgjasë ofensiva e Fallujasë.
"Nuk ka dyshim, disa kryengritës kanë ikur para se të fillojë operacioni në Falluja. Ne e dimë se qindra të tjerë nuk kanë ikur dhe janë vrarë. Të tjerët janë zënë", ka thënë Rumsfeld.
Zyrtarët thonë se që nga fillimi i ofensivës janë vrarë 18 ushtarë amerikanë, 5 ushtarë irakianë dhe rreth 600 kryengritës. Nuk dihen pasojat mes civilëve.
Ndërkohë televizioni Al- Jazeera ka njoftuar se militantët irakianë kanë rrëmbyer një civil amerikan në Irak.
XS
SM
MD
LG