Ndërlidhjet

KABUL


Ka hyrë në ditën e 15 rrëmbimi i Shqipe Hebibit dhe dy kolegëve të saj nga OKB-ja. Qeveria afgane ka thënë se është duke bërë c'është e mundur që të sigurojë lirimin e tyre.
"Ne nuk jemi duke i kursyer përpjekjet për t'i liruar ata paqësisht ", i ka thënë agjencisë France Press, zyrtari i qeverisë Lutfullah Mashal.
Militantët afganë kanë thënë se janë optimistë se autoritete afgane do t'i lirojnë 26 talibanët e burgosur, si shkëmbim për tri pengjet e tyre.
Megjithatë, njëri nga militanët Sabir Momin ka hedhur poshtë thirrjen e OKB-së që t'i lirojnë pengjet para festës së Bajramit.
XS
SM
MD
LG